leoni

Kurti: Konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë në fund të korrikut

Ka përfunduar takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i zhvilluar në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës. Pas më shumë se dy orësh diskutime, Kurti deklaroi se synimi është që legjislatura e nëntë të konstituohet në javën e fundit të korrikut. “Do të bëjmë çmos që, në frymën e bashkëpunimit dhe me konsultime të dendura e konstruktive, ta realizojmë këtë qëllim. Pastaj do të kalojmë në formimin e qeverisë së re që i përgjigjet Kuvendit të ri të Republikës”, u shpreh Kurti. Ai tha se diskutimi me presidenten ishte i gjatë dhe përfshiu të gjitha elementet përbërëse të procesit. Osmani pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …