Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar koalicionin e partisë së tij me PDK-në në komunën e Dragashit, duke e arsyetuar këtë si një përpjekje për të sjellë ndryshim në atë rajon. “Brenda PDK-së ka një heterogjenitet më të madh sesa që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna, njëra prej të cilave është Dragashi. Atje kemi bërë një dakordim për shkak se jemi të interesuar për ndryshim,” tha Kurti. Megjithatë, ai e ka relativizuar rëndësinë e këtij koalicioni në nivel kombëtar, duke theksuar se nuk mund të vendoset “shenja e barazisë” midis marrëveshjeve lokale dhe orientimit politik të PDK-së në nivel shtetëror. “Nuk besoj se mund ta vëmë shenjën e barazisë midis orientimit në nivel shtetëror e nacional të partisë dhe degëve të veçanta në kontekste të caktuara socio-politike, siç është Dragashi,” shtoi Kurti. . Megjithatë, ai përdor këtë rast për të distancuar Vetëvendosjen nga PDK-ja në nivel kombëtar, duke ruajtur kështu narrativën e saj politike dhe duke shmangur lidhjen e këtij koalicioni lokal me pozicionin strategjik të partisë në zgjedhjet e ardhshme.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					