Albin Kurti

Kurti me mosreagimin e tij lë të kuptohet se iu ka gëzuar dënimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, nga Gjykata Speciale

Pas dënimit të Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit me nga katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale, ka reaguar edhe djali i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Musli Gucati, i cili ka akuzuar kryeministrin e vendit Albin Kurti. Ai tha se Kurti me mosreagimin e tij lë të kuptohet se i është gëzuar dëmit të Gucatit e Haradinajt. Gucati më tej ka shtuar se kryeministri Kurti ka qenë gjithmonë kundër proceseve të mëdha historike të Kosovës. “Dy burra u dënuan vetëm pse i treguan opinionit publik bashkëpunimin e Zyrës së prokurorit të specializuar me prokuror dhe kriminel serb ndërsa kryeministri ynë thoshte së janë filma të inskenuar por nuk është diçka e re kjo sepse gjithmonë kryeministri aktual ka qenë kundër proceseve të mëdha historike të Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …