leoni

Albin Kurti

Kurti: Qeveria e Kosovës dhe institucionet e mbrojtjes që vendi ynë të bëhet anëtare e NATO-s

Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e mbrojtjes që vendi ynë të bëhet anëtare e NATO-s. Në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, ai shtoi më tutje se Ballkani Perëndimor si rajon me shumë probleme të pazgjidhura është po ashtu i ndjeshëm nga aspekti i stabilitetit politik. “NATO është i vetmi aleat politik dhe ushtarak që synon të ruajë të arriturat e shoqërisë njerëzore dhe vlerat e avancuar demokratike të cilat si qendër gravitacioni kanë jetën dhe zhvillimin e qenies njerëzore. Në këtë mjedis bashkëkohor, të sigurisë dhe demokratike dhe shoqëria njerëzore është duke u sfiduar nga rilindja e ideve të vjetra po jo të harruara fashiste e hegjomoniste” theksoi mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …