Kuvendi dështon të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb, pasi asnjëri prej deputetëve të propozuar nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme të votave. Si pasojë, Kuvendi mbetet pa nënkryetar nga ky komunitet. Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se ky proces nuk mund të bllokojë funksionimin e mëtejmë të institucionit. “Nuk ka mundësi tjera veçse të vazhdohet me punën. Konsideroj se moszgjedhja nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin. Pas përmbylljes, Kuvendi duhet të vazhdojë punën sikurse parashihet në Kushtetutë”, tha Basha, duke shpallur të mbyllur seancën konstituive.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …