Kuvendi i Kosovës nuk ka raport të detajuar për shpenzimet që bëjnë deputetët

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte premtuar se në
mandatin e tij do të ketë një raport të detajuar për të gjitha shpenzimet, por
një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani. Instituti Demokratik i Kosovës, që
merret me monitorimin e punës së Kuvendit, ka bërë të ditur se kanë vetëm
shpenzimet në vija të trasha dhe pa një raport të detajuar. Zyrtarët e Kuvendit
të Kosovës kanë bërë të ditur pagën bazë të deputetit, shtesat që marrin
deputetët për pjesëmarrje në komisione, ndërsa nuk kanë treguar se a ka ndonjë
vendim ose rregullore që përcaktohen shtesat për aktivitetet e tjera të
deputetëve. Sipas hulumtuesit në KDI, Albert Krasniqi,  për shpenzimet nëntëmujore të Kuvendit është
raportuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa, por jo në mënyrë të detajuar.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …