leoni

Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur seancën e fundit të këtij mandati

Kuvendi Komunal i Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur sot seancën e fundit të këtij mandati, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët e Ekzekutivit, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe të tjerë.

Në këtë seancë është miratuar buxheti për vitin 2026 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027, 2028.

Pika tjera të rendit të ditës kanë qenë edhe Propozim vendimi për shfuqizim të vendimit me nr. 01-351/01-0031376/25, i datës 01.08.2025 dhe Propozim vendimi për miratim të Draft-Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2025-2027, të cilat Kuvendi i ka miratuar.

Kryetari Nura në fillim të seancës, ka shfrytëzuar rastin t’i falënderojë të gjithë asamblistët për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin e secilit në dobi të interesit të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Nura: Sot u përmbyll vetëm një kapitull i rrugëtimit tonë të përbashkët

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura në mbledhjen e sotme të kuvendit komunal …