Kadrijaj sfidon Kurtin: Dialog për zgjidhje, jo spektakël – AAK kërkon zgjedhje të reja”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për takime me opozitën lidhur me çështjen e presidentit, duke theksuar se partia e saj nuk do të marrë pjesë në një takim të tillë. Edhe nëse Kurti i fton, AAK nuk do t’i përgjigjet ftesës, duke e cilësuar qasjen e deritanishme si jo serioze. Sipas saj, takimet e mëhershme me krerët e PDK e LDK,  nuk kanë prodhuar rezultate konkrete. “Le t’i vazhdojë takimet me partitë tjera, por për të gjetur zgjidhje dhe jo për spektakël, pasi takimet e kaluara ishin vetëm formale”, u shpreh ajo. Ajo theksoi se situata politike kërkon seriozitet dhe konsensus të vërtetë, ndërsa shtoi se vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka sqaruar se deputetët nuk janë të obliguar të qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e presidentit pa një marrëveshje politike.  “Vendimi i gjykatës është i qartë – në mungesë të një zgjidhjeje, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Mendoj se kjo është rruga që duhet ndjekur”, deklaroi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …