Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018. Në këtë seancë do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
