Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për dy seanca plenare. Në orën 10:00 do të vazhdojë seanca e javës së kaluar ku do të shqyrtohen disa pika të mbetura, për votimin e të cilave nuk kishte kuorum. Në mesin të këtyre pikave është edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Ndërsa prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
