Në 23-vjetorin e rënies heroike përkujtohet dëshmori i radhëve të para të UÇK-së, Adrian Krasniqi

Në 23-vjetorin e rënies heroike përkujtohet dëshmori i radhëve të para të UÇK-së, gjeneral-major Adrian Krasniqi

Sot bëhen 23 vjet, qysh kur dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe. Në atë sulm kishin marrë pjesë edhe Qerim Kelmendi, Mujë Krasniqi dhe Ilir Konushevci. Adrian Krasniqi ka qenë student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe ishte një nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajorit e mori pas vdekjes.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …