leoni

Kuvendi në bllokadë, por jo pagat: Deputetët angazhojnë asistentë personalë me paga deri në 850 euro”

Dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos arrijë të konstituohet për shkak të përçarjeve të thella brenda spektrit politik. Ndërkohë që vendi ndodhet në një krizë institucionale dhe Kuvendi mbetet joaktiv, deputetët po vazhdojnë të marrin pagat e tyre të plota — dhe jo vetëm kaq. Pavarësisht mungesës së punës legjislative, 74 nga 120 deputetë të zgjedhur kanë angazhuar tashmë asistentë personalë, këshilltarë apo koordinatorë, të cilët paguhen me paga që variojnë nga 638 deri në 850 euro bruto në muaj, pa përfshirë benificionet shtesë. Ky veprim bazohet në Rregulloren Nr. 08/Rr-004, e cila rregullon shtesat mbi pagat bazë për deputetë dhe klasifikimin e pagave për stafin mbështetës politik të Kuvendit. Megjithatë, në mungesë të një Kuvendi funksional dhe pa ndonjë punë konkrete të zhvilluar, këto angazhime kanë ngjallur reagime të shumta publike dhe dyshime për keqpërdorim të parasë publike. Për më tepër, fakti që deputetët kanë të drejtë të zgjedhin vetë asistentët e tyre, pa ndonjë procedurë të hapur konkurruese, ka ngritur dyshime se pozitat po përdoren për të shpërblyer militantë partiakë dhe për të forcuar ndikimin politik jashtë kornizës së transparencës institucionale. Në një kohë kur qytetarët përballen me sfida ekonomike dhe mungesë të përfaqësimit politik, ky zhvillim vetëm sa thellon hendekun mes institucioneve dhe popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu: Albin Kurti po vazhdon të udhëheq qeverinë me 109 asistentë, edhe pas dorëheqjes

Në dritën e lajmeve për emërimin e mbi 70 asistentëve personalë nga deputetët e Kuvendit …