leoni

AKP

Kuvendi shkarkon Bordin e AKP-së dhe propozon Bordin e ri të cilin do ta kontrollojë Qeveria Kurti

Me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkarkuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Po ashtu, Kuvendi nuk ka miratuar raportin vjetor të kësaj agjencie. Me kërkesën e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, të enjten, është diskutuar për raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe shkarkimi i bordit të kësaj agjencie. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se qeveria duhet t’i propozojë Kuvendit përbërjen e re të AKP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …