Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kurti ka ardhur në pushtet përmes mashtrimit dhe gënjeshtrës, tashmë ka pranuar edhe “minishengenin”

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj,  duke komentuar Miratimin e  dy nismave nga Qeveria e Kosovës, për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar  për “Radion Evropa e Lirë” se me këtë veprim, Kosova iu afruar projektit të “Mini-Shengenit”. “Mendoj se lëvizja e lirë, në mënyrën se si qeveria e ka kaluar në mbledhjet e saj, që një vizë vlen për gjashtë shtete të Ballkanit, është pikërisht ajo çfarë parashihet në katër liritë themelore të cilat do të duhej t’i promovonte Mini-Shengeni. Ky projekt ishte propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ishte kundërshtuar nga kryeministri i tanishëm, Albin Kurti. Derisa ishte kandidat për kryeministër, Kurti kishte thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për më shumë bashkëpunim dhe jo konfrontim. Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin nismat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë shkon përmes Prishtinës. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne na duhet më shumë bashkëpunim e jo konfrontim”, kishte shkruar Kurti. Po tani Kurti është pajtuar me Minishengenin ndërsa Enver Hoxhaj i ka përkujtuar Albin Kurti ka ardhur në pushtet përmes mashtrimit dhe gënjeshtrës dhe  tashmë ka hequr dorë nga çdo qëndrim që e ka pasur deri më tash.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …