Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë sot debaton për faljen e borxhit nga Italia

Sot në Kuvendin e Shqipërisë, për diskutim në seancën e radhës, është paraparë debati për Ratifikimin  e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, që zyrtarizon konvertimin e borxhit për zhvillim. Ky është  njëri  nga dy projektligjet e përfshira për diskutim në seancën e sotme të Kuvendit. Marrëveshja me palën italiane parashikon mospagimin e detyrimeve që pala shqiptare i ka vendit fqinj kundrejt borxhit të huazuar nga ky i fundit, deri në shumën 20 milionë euro.Krahas kësaj marrëveshje, rendi i ditës i parlamentit parashikon dhe diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin ”Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”.  Por, debatet në seancën e sotme pritet të dominohen nga temat aktuale  si çështja e importit të mbetjeve, trafiku i drogës, pranimet në shkollat e larta e tema të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …