Kyle Scott

Kyle Scott: Pa normalizimin e raporteve me Kosovën Serbia nuk mund të integrohet në BE

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se biseda e zyrtarit amerikan, Hoyt Brian Yee me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i hapur dhe pozitiv. Ai ka thënë se  zorët, Yee e ka porositur Serbinë që të mbajë raporte të mira me Rusinë por që të jetë qindpërqind e angazhuar kah BE-ja. Diplomati amerikan ka theksuar se deklarata e Yeesë për “dy ulëset” nuk është e ekzagjeruar. I pyetur që të komentojë se nëse biseda e Vuçiqit me Yeenë ka qenë e ashpër, Scott ka thënë se do të jetë vetë presidenti serb ai që do të njoftojë opinionin për këtë çështje. “Nuk më takon mua të them. Mendoj se Yee nuk e ka tepruar. Këtë ia ka thënë Serbisë si mik, ka thënë se ne e mbështesim rrugën e Serbisë kah BE-ja, por se ka sfida para Serbisë. Sfidat janë të qarta, se duhet të ketë përparim më të madh në sundimin e ligjit, në lirinë e mediave dhe për sa i përket normalizimit të raporteve me Kosovën. Sepse pa to nuk do të ketë integrim në BE”, ka thënë Scott në një deklaratë para mediave në Serb.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …