Albin Kurti mund të ketë njëqind arsye për të pasur një averzion kundrejt cilitdo prokuror apo gjykatës në Kosovë dhe kudo tjetër. Këtë averzion mund ta krijoj çdo secili që ka qenë i marrun në pyetje nga një prokuror dhe nga një gjykatës ndonjëherë padrejtësisht. Dhe populli shqiptar është përndjekur dhe denuar me qindra vite burg padrejtësisht prej një regjimi pushtues e shtypës.
Deklaratat e tij, qëndrimet e tij, raporti i tij me prokurorinë apo sistemin e drejtësisë në Kosovë edhe mund të interpretohen prej këtij këndvështrimi. Gjë që nuk do ta arsyetonte aspak një sjellë të tillë kur e bënë nga pozita e një kryeministri dhe nuk do ta dëmin e shkaktuar kundrejt regjimit tonë demokratikë. Mirëpo, nga ana tjetër, është e çuditshme se si një kryeministër i cili tregohet kaq “i guximshëm” përballë prokurorëve dhe gjykatësve me mendjen se po qëndron në anën e drejtësisë kundrejt një sistemi të padrejtë, nuk e tha as fjalën më të vogël kundrejt padrejtësisë më të madhe njerëzore dhe më të dëmshme karshi kombit shqiptar : gjykimi i krerëve të UCK-së në Hagë ?
Nuk jemi këtu për ti provokuar ndjenjat e një militantizmi banal. Të të gjithë atyre që me pak fjalë e me dy koncepte të blera në tregun mediatik e shpjegojnë çdo situatë apo çdo pozicion. Jemi këtu për ta hedhur seriozisht dyshimin mbi një njeri i cili kur ishte në opozitë e akuzonte ShIK-un për krime dhe njerëzit e UCK-së për hajni e banda kriminale. Për më tepër, jemi duke folur për një njeri i cili arriti ti mbledh rreth një kauze të përbashkët mbarë njerëzit më anti-UCK dhe më anti-luftë që njeh Kosova. Pra, edhe ata të cilët i quajtën “mercenar” apo çuan edhe dosie në Hagë kundrejt çlirimtarëve. Do të mund ta arsyetonim duke i quajtur konçidenca të gjitha këto apo si një tërheqje e zakonshme pas pushtetit. Porse, në fund të kësaj, historie po akumulohen shumë konçidenca, po mblidhen shumë fakte dhe po përsëriten shumë të njejtat tendenca. kundrejt çlirimtarëve. Pra, po bëhet e qartë se Albin Kurti dhe siamezët e tij kanë diçka të thellë kundrejt çlirimtarëve të Kosovës.
Ndokush, në banalitetin e zakonshëm do të mund të thoshte se fajli është i atyre që e kanë votuar këtë Gjykatë. Gjë që mund të qëndroj nga një këndvështrim i rangut qytetar, por nuk mund të qëndroj nga këndvështrimi i shtetit. Kjo sepse këtu çështja nuk është as për qytetarë të thjesht të cilët nuk përfaqësojnë diçka përtej vetes as për ndonjë veprimtari e cila nuk prekë interesat më të larta kombëtare dhe më të larta të shtetit të Kosovës. Duhet ta kujtojmë se është fjala për një udhëheqës politik të luftës; një udhëheqës të Shërbimit Informativ përgjatë luftës; të një Kryeministri e Presidenti të shtetit; të një Kryetari të partisë e të Kuvendi; të një zëdhënësi të UCK e udhëheqës politik e kryetar të Kuvendit; të një komandanti të luftës e deputeti të Kuvendi; dhe komandant e udhëheqës ushtarak të tjerë të luftës çlirimtare. Duhet ta kujtojmë se po bëhet çështja është pastërtia e një lufte çlirimtare kundrejt një pushtuesi gjenocidial e agresori fashist.
Pra, nëse çështja e Faton Pecit përballë Prokurorisë Speciale mund të kuptohet vetem si një verifikim “hajnie” dhe të mbetët në suaza të veprimtarive të ndara të pushtetëve, çështja e gjykimit të çlirimtarëve në Hagë është më së paku juridike dhe nuk ka asgjë të bëjë me ndarjen e pushtetëve. Prandaj edhe nuk mund ta kuptojmë mos reagimin institucional të një kryeministri ndryshe përpos se si një qëndrim ideologjik e politik kundrejt luftës çlirimtare dhe udhëheqësisë së kësaj lufte. Pjesa tjetër se “ata vetë e kanë votuar” është, siç e theksuam, është banale dhe nuk i përketë rangut të politikës ku përgjegjësia shtetërore është diakronike pavarësisht se kush është dhe kush nuk është në pushtet.
Aq më tepër që kjo heshtje nuk mund të arsyetohet edhe më hiq kur e dimë se kjo gjykatë është themeluar mbi pretendimet e raportit të Dick Marty ku pretendohej për vjedhje të organëve të ushtarëve serb. Ky raport është harruar dhe çdo pretendim i këtillë nuk është përmendur më. Dukej një absurditet i pakapshëm për opinionin publik ndërkombëtar. Prej atëherë akuza kundrejt çlirimtareve kanë evoluar nga “vrasja e një viçi” e deri tek të “bamit sehire”, duke kaluar nëpër fjalime idioteske, banale e partizane të ndonjë të familjes Geci. Këto ndoshta i duken “drejtësi” Albin Kurtit. Apo, ndoshta, e vetmja drejtësi në sytë e Albinit është kur këta njerëz dhe, bashkë me ta, kjo luftë të denohet në emër të shqiptarëve që ngritën zërin kundër saj dhe në emër të atyre që heshtën.
Po u a them me sinqeritetin më të thellë se Albini do ta ketë vendin në historinë kombëtare. Ai do të mbahet mend për pushtetarin më të ligë, më dritëshkurtër dhe më anti-kombëtare që ka njohur historia në nivelin e një kryeministri. Heshtja e tij sot vjen për ta vulosur një veprimtari të zhurmshme dikur kundrejt UCK-së dhe luftës çlirimtare.