Hykmete Bajrami: Nuk ka nevojë për proces të ri zgjedhor

Pas dështimit të 27-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami, ka deklaruar për media se nuk sheh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. “Nuk ka nevojë të ketë proces të ri zgjedhor,” tha Bajrami, duke theksuar se nuk priten ndryshime të mëdha në rezultatet elektorale që do të justifikonin një rikthim të vendit në votime. Ajo shtoi se procesi i fundit zgjedhor ka qenë tepër i ndërlikuar dhe i ngadalshëm, duke përmendur edhe kohën e gjatë që mori numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar për më shumë se tre muaj, ndërsa mungesa e marrëveshjes mes subjekteve politike po e pengon funksionalizimin e institucioneve të reja.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …