Labinot Maliqi

Labinot Maliqi kërkon shpjegim nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me barazimin e shamisë me armët e drogën në shkollë

Imami, Labinot Maliqi iu ka drejtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me simbolin e vendosur në muret e shkollës “Nexhmedin Nixha” për ndalimin e shamisë. Maliqi ka thënë se drejtoresha e shkollës në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, është nga radhët e AAK-së. “Ramush Haradinaj, kujdes me gratë e partisë të cilat me veprime fashiste në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po e luftojnë besimin e 98, për qind  të popullatës së Kosovës. Pastaj mos thuaj se unë e respektoj Islamin, hoxhallarët dhe besimtarët e devotshëm, ndërsa në anën tjetër heshtë përballë veprimeve fashiste dhe islamofobe të kryera nga bashkëpartiakët tuaj. Drejtoresha e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, është nga radhët e AAK-së, me plot mllef dhe fashizëm ka vendosur në hyrje të institucionit shenjën kundër vendosjes së shamisë në shkollë, duke e barazuar atë me pistoletën, duhanin dhe dukuritë e tjera negative”, ka thënë ai. Imami. Maliqi, po ashtu, i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që ta shkarkojë menjëherë nga pozita drejtoreshën. “Për shkak të këtyre veprimeve fashiste, islamofobe, nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mos-durimit fetar, veprime të cilat e kanë prishur qetësinë dhe rendin tonë publik, i bëjë thirrje Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që ta shkarkoj menjëherë nga pozita e saj drejtoreshën Florentina Gjergjaj. Në të kundërtën, do të padisim MASHT-in për heshtje ndaj këtyre veprimeve të dëneshme me ligj, apo marrjen e masave të lehta përballë kësaj situate tepër të rëndë dhe serioze. Si shtet demokratik që jemi dhe jo komunist, shkollimi dhe bartja e shamisë është e drejtë elementare njerëzore dhe nuk do të mund kurrë askush ta pengoj”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Britanike mbështet Gjykatën Kushtetuese pas sulmeve politike

Pas sulmeve të përsëritura ndaj Gjykatës Kushtetuese nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, …