Lahi Brahimaj: Fjala e pambajtur është pabesi ndaj vendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se çdo mbështetje për vazhdimin e sundimit të vendit nga kryeministri Albin Kurti përbën pabesi ndaj Kosovës dhe së ardhmes së saj të sigurt. Brahimaj ka theksuar se angazhimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve kanë qenë gjithmonë të lidhura me mbrojtjen e vendit, si nga armiqtë, ashtu edhe nga keqqeverisja. “Është pabesi për vendin dhe të ardhmen e sigurt të shtetit çfarëdo ndihme për vazhdimin e sundimit të Kosovës nga Albin Kurti. Nga odat ku kemi shkuar fshat për fshat me premtime të sakta, e deri në studio televizive ku i jemi drejtuar opinionit publik, besa që kemi lidhur me qytetarët është ajo për mbrojtjen e Kosovës. Edhe nga armiqtë, edhe nga keqqeverisja sunduese. Fjala e pa mbajtur mbetet vetëm pabesi, asgjë më pak,” ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Përplasjet në KQZ: PDK braktis mbledhjen, LDK e AAK votojnë bashkë me VV dhe Listën Serbe

Një pikë e rendit të ditës e zhvilluar me dyer të mbyllura ka krijuar përplasje …