Lahi Brahimaj: Liria është e shenjtë, çlirimtarët janë krenaria jonë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, së bashku me gjeneralin Daut Haradinaj dhe kolonel Avdyl Mushkolaj, morën pjesë sot në protestën masive të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale. Përmes një postimi në rrjete sociale, Brahimaj theksoi se mesazhi i protestës u dha qartë dhe me zë të lartë: “Liria është e shenjtë, çlirimtarët janë krenaria jonë.” “Qytetarët u bashkuan në mbështetje të çlirimtarëve. Me zemër, me zë të lartë e me dinjitet – u tha e vërteta,” shkroi ai. Protesta e sotme shënoi një tjetër demonstrim të përkrahjes qytetare për figurat e UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …