Lansohet faza e dytë e projektit të BE-UNDP ReLOaD...

Lansohet faza e dytë e projektit të BE-UNDP ReLOaD…

Lansohet faza e dytë e projektit të BE-UNDP ReLOaD — një projekt për të zgjeruar ndikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet komunave dhe shoqërisë civile

 

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansuan zyrtarisht fazën e dytë të projektit Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD).

Ngjarja mblodhi mysafirë të shquar dhe përfaqësues nga institucionet e nivelit qendror, komunat dhe organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) për të vlerësuar rezultatet e arritura në fazën e parë përmes partneriteteve ndërmjet komunave dhe OSHC-ve, si dhe për ta zyrtarizuar bashkëpunimin përmes nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit me shtatë komuna të reja që u përzgjodhën për t’u bërë partnerë në këtë fazë.

Znj. Hillen Francke, Zëvendës Shefe e Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, theksoi rëndësinë e fuqizimit të shoqërisë civile përmes një mjedisi të drejtë dhe transparent dhe duke mundësuar pjesëmarrjen e tyre aktive në vendimmarrje në komuna. “Qeverisja ka të bëjë me përfshirjen dhe pjesëmarrjen e të gjithë zërave në debatin demokratik, duke përfshirë ato që zakonisht nuk dëgjohen si gratë dhe të rinjtë, për të siguruar që arsyet pas vendimeve të shpërndahen tërësisht, kuptohen dhe janë të qasshme.”

“Përmirësimi i dialogut ndërmjet komunave dhe shoqërisë civile është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht tani, në një kohë kur komunat përballen me sfida konkurruese: nga menaxhimi i krizës së COVID-19, tek ofrimi i mundësive për punë, sigurimi i shërbimeve adekuate për të gjitha komunitetet — veçanërisht gratë dhe të rinjtë — deri te zbatimi i planeve të zhvillimit lokal. Duke u mbështetur në rezultatet e arritura në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, BE-ja dhe UNDP-ja po zgjerojnë bashkëpunimin e projektit ReLOaD me komunat në fazën e re nga viti 2021 deri në 2024”, tha me këtë rast znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Në Kosovë projekti do të punojë në partneritet me komunat e përzgjedhura që do të bashkëpunojnë me OShC-të lokale përmes një skeme konkurruese të granteve. Qëllimi është forcimi i marrëdhënieve ndërmjet komunës dhe shoqërisë civile lokale si dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të ofruara nga OShC-të.

Në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, zëvendësministri – z. Abdulah Dješević, përmendi se, sa i përket përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet komunave dhe OSHC-ve, si Ministri janë të përkushtuar të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit me projekte relevante siç është ReLOaD.

Znj. Aulona Memeti nga Asociacioni i Komunave të Kosovës konfirmoi se do të vazhdojnë të jenë zëri i komunave për adresimin e nevojave nga niveli lokal dhe iniciativave që dalin nga ky nivel.

  1. Samir Omerefendić – Menaxher i Programit Rajonal i ReLOaD2, përgëzoi 7 komunat e reja dhe shpjegoi se ato janë ndër 63 komunat në Ballkanin Perëndimor kapacitetet e të cilave do të forcohen në shpërndarjen transparente të fondeve për OSHC-të të cilat,përmes projekteve të tyre, do të adresojnë nevojat e komunitetit.

ReLOaD2 është iniciativë rajonale katërvjeçare e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga UNDP në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke shkallëzuar aktivitetet përmes përfshirjes së përfituesve të rinj — komunave dhe OSHC-ve — dhe duke përfshirë aktivitete të reja si iniciativat rinore dhe qasje më të përshtatur për ngritjen e kapaciteteve për OShC-të.

ReLOaD2 në Kosovë përmes procesit konkurrues ka përzgjedhur këto komuna partnere të reja: Dragash, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Rahovec, Skenderaj dhe Shtërpcë. Projekti do të nxisë qeveritë lokale partnere që të përdorin fondet publike për OShC-të në mënyrë transparente dhe të orientuar drejt zhvillimit, duke njohur nevojat lokale dhe duke përqafuar një qasje të bazuar në projekte. Si i tillë, projekti do të arrijë mbi 4,200 banorë në komunat partnere përmes të paktën 20 projekteve të OShC-ve.

 

Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP.

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410;  mobil: 049 720 800;         email: [email protected]

 

Danijela Mitić, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 412;   mobil: 049 720 824     e-mail: [email protected]

Vjosa Rakovica Xhemaj, zyrtare për menaxhimin e informacioneve pranë UNDP-së

Mobil: +383 49 709 050           e-mail: [email protected]

Tringë Sokoli, Zyrtare për komunkim dhe media sociale pranë UNDP-së

Mobil: +383 49 659 016      e-mail: [email protected]@undp.org

 

Enisa Rashlanin Kasemi, Zyrtare për informim dhe komunikim, Zyra e BE-së në Kosovë

Tel: +383 (0) 38 5131 327    mobil: 044 118 686

email: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …