KFOR-i nuk e lejon ministrin Liburn Aliu të hyjë për vizitë në komunën e Leposaviqit

Largimi i Liburn Aliut trondit Vetëvendosjen: nga “gur themeli” në përplasje me Kurtin

Dorëheqja e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk është një dorëheqje e zakonshme. Për shumëkënd, ky akt përbën goditje të rëndë për Vetëvendosjen, pasi Aliu ishte një nga themeluesit e saj dhe figura që ndihmoi në ndërtimin e lëvizjes “gur për gur”, në rrugë, në parlament e në qeveri – gjithmonë në ballë të zhvillimeve. Sipas analistëve politikë, largimi i tij është një përplasje e drejtpërdrejtë me Albin Kurtin. Se a ishte debati me Dimal Bashën arsyeja apo thjesht preteksti, mbetet e paqartë.  Në këtë frymë përmenden edhe figura të afërta me Kurtin, si Hekuran Murati, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu, të cilët – sipas vëzhguesve – kanë pranuar të sakrifikojnë reputacionin personal për të mbrojtur liderin. Rasti i Haxhiut është cilësuar madje si “studim i një vetë-shkrumbimi politik”. Në anën tjetër, Dimal Basha shihet si fitues dhe humbës njëkohësisht: “Serviliteti ia solli postin e kryetarit, por po ashtu ia solli edhe turpin publik.”

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Jana Arsovska të shpallet Persona Non Grata, bashkëpunëtorët e saj të përjashtohen nga skena politike

Ish inspektori i Përgjithshëm Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka shkruar se duhet …