Larisa Ferizaj – krenari e Deçanit!

Talent, përkushtim dhe sakrificë – këto janë vlerat që e përfaqësojnë më së miri Larisa Ferizajn nga Kodralia e Deçanit, e cila në moshën vetëm 22-vjeçare ka arritur një sukses të madh në karrierën e saj sportive.

Larisa është zyrtarisht pjesë e ekipit zviceran të hendbollit HSC Kreuzlingen, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave të saj profesionale dhe duke konfirmuar edhe një herë se talentet tona shkëlqejnë kudo në botë.

Me lojën e saj dinamike, vizionin e qartë në fushë dhe karakter të palëkundur sportiv, Larisa është shembull frymëzimi për të rinjtë tanë që synojnë majat e suksesit. Ajo na dëshmon se puna e pandalshme, përkushtimi dhe besimi në vetvete sjellin rezultate të mëdha.

Komuna e Deçanit shpreh krenarinë për këtë arritje të Larisa Ferizajt dhe i dëshiron suksese të tjera të mëdha në rrugëtimin e saj sportiv.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arsim Rexhepi” në Sazli bëhet me tabela digjitale

Falë bashkëpunimit me organizatën Barakah Charity, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arsim Rexhepi” në …