Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e mbledh kryesinë e partisë së tij për ta paraqitur përbërjdn e kabinetit qeveritar

LDK dhe partnerët e saj të rinj sot pritet t’i përmbyllin të gjitha çështjet rreth koalicionit për formimin e qeverisë së re

I propozuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se me subjektet politike të cilat po synojnë ta formojnë qeverinë e re, sot do t’i përmbyllin të gjitha çështjet dhe do të dalin para qytetarëve me qeverinë e re. Sipas tij, është çështje ditësh kur pritet të votohet kabineti i tij qeverisës në Kuvendin e Kosovës. Hoti para gazetarëve tha se kanë marrë dakordacën e gjitha partive për koalicionin bashkëqeverisjes, përshirë AKR-në e Behxhet Pacollit. Ai theksoi se pjesëmarrja e listës serbe do të jetë në përputhje të fuqisë politike që ka dhe në përputhje me normat kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë …