Në javën e ardhshme pritet që në Kosovë të rritet numri i pesonave që do të testohen për virusin korona

Në javën e ardhshme pritet që në Kosovë të rritet numri i pesonave që do të testohen për virusin korona

Autoritetet shëndetësore në Kosovë janë kritikuar disa herë për numër të vogël të testimeve për personat e dyshuar me koronavirusin e ri. Por, ata që merren me luftimin e pandemisë thonë se nuk kanë teste për të testuar të gjithë qytetarët si të dyshuar. Megjithatë, ata shprehen se në ditët në vazhdim do rrisin nivelin e testimeve të personave, por kërkojnë nga qytetarët dhe organizata të ndryshme që të mos bëjnë presion në personelin mjekësor që t’i nënshtrohen testeve. Nga 8 shkurti i këtij viti rreth 7,000 persona në Kosovë janë testuar si të dyshuar me koronavirusin e ri. Kurse, aktualisht Kosova ka mbi 7,300 teste në dispozicion ka thënë Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë. Si rezultat i kësaj, ai thotë se ditëve të fundit është rritur numri i testimeve dhe pritet që nga java e ardhshme kjo shifër të rritet edhe më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …