Nexhmi Lajçi: Betimin e UÇK-së e kemi dhënë që t’i bashkojmë të gjitha trojet shqiptare, sot se paku t’i mbështesim ato

Nexhmi Lajçi: Betimin e UÇK-së e kemi dhënë që t’i bashkojmë të gjitha trojet shqiptare, sot se paku duhet t’i mbështesim ato

Ish-luftëtari i lirisë nga Zona Operative e Dukagjinit, Nexhmi Lajçi ka shkruar se betimi i dhënë në luftën e UÇK-së e ka pas për qëllim edhe bashkimin e të gjitha trevave etnike shqiptare, prandaj sot është më rëndësi të mbështeten familjet e dëshmorëve në këto treva si dhe të burgosurit shqiptarë që po mbahen padrejtësisht në burgjet sllave. “Betimin e UÇK-së e kemi dhënë që t’i bashkojmë të gjitha trojet shqiptare, sot së paku të shprehim përkrahjen tonë për veteranët dhe familjet e dëshmorëve në Kosovën Lindore, Maqedoni dhe Mal të Zi, shumë prej të cilëve mbahen pa të drejtë nëpër burgje e pa asnjë përkrahje. Ne duhet të angazhohemi që në përvjetorët e dëshmorëve dhe të veteranëve t’i kujtojmë betejat e fituara, heroizmat e bashkëluftëtarëve tanë, që datat e shënuara të jenë ditë të takimeve dhe të ç’malljeve në mes veti, të jenë ditë të kremtave dhe të lirisë së paprekshme, të jenë ditë të krenarisë kombëtare ku çdo fjalë do ta ketë peshën e vet të afrimit, të dashurisë, të tolerancës, ku shokët do të çmohen në mes veti, e nuk e nuk do të ketë asnjë fjalë që do të peshojë rëndë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …