Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

LDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar nga Qeveria që çështjet e brendshme të Kosovës të mos diskutohen në dialog me Serbinë

LDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar nga Qeveria që çështjet e brendshme të Kosovës  të mos diskutohen në dialog me Serbinë, duke ju referuar njoftimit se gjatë ditëve në vijim Kosova dhe Serbia do të diskutojnë në Bruksel në lidhje me hyrjen në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që lidhte me dinarin serb. Sipas tyre kjo Qeveri nuk është duke mbajtur as një herë fjalën e dhënë dhe se vetëm është duke bërë veprime populiste dhe pa koordinim me aleatet. Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, konsideron  se gjitha veprimet e kësaj Qeverie se gjoja po e shtrin sovranitetin e integritetin, janë veprime populiste që e ushqejnë votuesin e tyre, por këto veprime po  e dëmtojnë Kosovën edhe subjektivitetin e vendit  në arenën ndërkombëtare. Deputetja Rime Kadrijaj ka nënvizuar se tani në vend që të bisedohet  për marrëveshjen përfundimtare, dialogu ka devalvuar në çështjen e dinarit.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …