leoni

LDK-ja kundër Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili po diskutohet sot në Kuvend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë në Kuvend se ky ligj ka vërejtje të ekspertëve dhe shoqërisë civile dhe ka përplasje me Kushtetutën e Kosovës. Ai tha se në versionin e tanishëm këtë ligj do ta rrezojë Kushtetuta në rast se miratohet në Kuvend. “Ligji i prezantuar ka vërejte të ekspertëve dhe shoqërisë civile, që megjithatë s’kanë pasur kohë të mjaftueshme për konsultime. Ka përplasje me Kushtetutën e Kosovës në disa çështje, e përplasjet e bëjnë edhe të rrëzueshëm në Gjykatën Kushtetuese. Kështu si vjen po u miratua rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai. Abdixhiku tha se duhet të bëhet një ligj për konfiskim, i cili i bën krenarë të gjithë dhe që godet vërtet krimin dhe korrupsionin në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Shqiptarët nuk kanë më kohë për përçarje, kjo është betejë për ekzistencën tonë si popull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit …