LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK ka akuzuar kryeministrin Kurti për shuarjen e bashkëpunimit mes pozitës dhe opozitës dhe polarizimin mes tyre

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti për shuarjen e bashkëpunimit mes pozitës dhe opozitës dhe polarizimin mes tyre. Në letrën që ky subjekt politik i ka drejtuar shefit të Qeverisë, thuhet se kryeministri Kurti ka shuar frymën e bashkëpunimit mes pozitës e opozitës. “Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre. Sa i përket çështjeve të ngritura në letrën tuaj, përkatësisht agjendës legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK-ja konsideron se e njëjta diskutohet në Kryesinë e Kuvendit ku përfaqësuesit tanë politikë i japin edhe qëndrimet tona partiake”, thuhet në letrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …