Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel i ka shkruar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se edhe ajo po e përcjell me brengosje të madhe debatin rreth ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kancelarja Merkel, ka theksuar se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Ndërsa lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel është cituar të ketë deklaruar se është e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese
Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
