LDK nis fushatën për zgjedhjet lokale: Abdixhiku e quan “mision patriotik” rikthimin në komunat me nevojë zhvillimi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me një tubim madhështor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku qindra përkrahës të kësaj partie u mblodhën për të dëgjuar mesazhet e udhëheqjes dhe për të parë prezantimin e kandidatëve për kryetarë komunash.bKryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij theksoi se rikthimi i kësaj partie në komunat që kanë nevojë për zhvillim nuk është thjesht një betejë elektorale, por një mision patriotik. “Lidhja Demokratike nuk është vetëm parti politike – LDK është ndjenjë. Është shpresa e prindërve dhe fëmijëve tanë. Është shpresa e gjeneratave që do të vijnë dhe që do të krenohen me historinë dhe trashëgiminë e kësaj Lidhjeje që e ka kaluar çdo kohë e çdo sfidë. LDK është dashni”, u shpreh Abdixhiku, duke marrë duartrokitjet e fuqishme të të pranishmëve. Ai tha se LDK-ja do të garantojë një model qeverisjeje lokale të bazuar në zhvillim, transparencë dhe mirëqenie për qytetarët, duke u zotuar se kandidatët e kësaj partie do të jenë në shërbim të njerëzve dhe të komunave, jo të interesave të ngushta partiake.Tubimi i sotëm shënoi nisjen e një fushate që LDK e sheh si vendimtare për rikthimin e saj në drejtimin e komunave kryesore të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …