leoni

LDK pretendon për kontakte të fshehta nga VV dhe paralajmëron krizë për prodhuesit pas liberalizimit të tregut të energjisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se dy deputetë të partisë së saj janë kontaktuar nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim politik, por ata kanë refuzuar. Ajo nuk i ka bërë publik emrat, duke thënë se kjo mbetet në vullnetin e tyre. Bajrami ka kritikuar ashpër edhe vendimin e ZRrE-së që nga 1 qershori i detyron mbi 1,300 kompani, përfshirë 200 prodhues vendorë, të dalin në tregun e lirë të energjisë. Sipas saj, ky vendim do të shkaktojë rritje mbi 260% të çmimit të energjisë për këto biznese, duke i bërë ato jokonkurrente në tregun evropian. Ajo theksoi se eksportuesit kosovarë do ta kenë të pamundur të mbajnë çmimet dhe kontratat me partnerët ndërkombëtarë. Bajrami e cilësoi këtë si “treg të lirë fiktiv”, pasi ekziston vetëm një ofertues – KESCO. Ajo kërkoi ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë për të hetuar këtë vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdon bllokada – dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Më 27 maj 2025, në orën 11:30, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish …