Donatori i VV-së i prin garës për drejtor të KEK-ut – rriten dyshimet për ndikim politik

Ylber Batalli është përzgjedhur me pikët maksimale nga Bordi i KEK-ut për pozitën e Drejtorit Menaxhues të ndërmarrjes publike. Emri i tij pritet të bëhet zyrtar pas përfundimit të afatit ligjor për ankesa. Gazeta Infokus ka raportuar se Batalli rezulton të ketë qenë financues i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2019, duke kontribuar me 100 euro. Ai figuron ndër 20 donatorët e parë në listën zyrtare të publikuar nga Vetëvendosje në atë kohë. Megjithatë, nuk ka ndonjë deklarim publik apo përfshirje të njohur të tij në strukturat e partisë. Kjo e dhënë po ngjall shqetësime mbi mundësinë e ndikimit politik në procesin e përzgjedhjes. Emërimi i Batallit vjen në një kohë kur KEK-u është përballur me akuza për keqmenaxhim dhe dyshime për korrupsion. Kjo situatë ka hapur debat mbi transparencën dhe paanshmërinë e rekrutimeve në ndërmarrjet publike

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …