Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ofertën për koalicion të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, duke deklaruar se nuk ka më mirëbesim mes dy partive. Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, tha se vendimi është marrë duke u bazuar në përvojat e mëhershme me VV-në. “Fushata e Vetëvendosjes ka qenë e orientuar krejtësisht kundër LDK-së. Ka pasur fyerje, akuza të rënda dhe një diskurs që e ka pamundësuar çdo mundësi bashkëpunimi,” deklaroi Azemi. Ai shtoi se LDK nuk dëshiron të hyjë në marrëveshje me një subjekt që, sipas tij, i ka quajtur kundërshtarët spiunë e tradhtarë. “Ne nuk do bashkëpunojmë me VV-në. Nëse të tjerët duan, le të vazhdojnë,” përfundoi ai.
