Ngërçi politik rrezikon zhvillimin ekonomik dhe fondet e BE-së

Kosova po përballet me një krizë të thellë politike pas dështimit të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re. Situata është cilësuar si paradoksale nga njohësit e politikës, ndërsa ekonomistët paralajmërojnë pasoja serioze për zhvillimin ekonomik. Profesori Ilir Hajdini ka thënë se ngërçi aktual rrezikon të ulë ritmin e rritjes ekonomike të parashikuar për vitin 2025, që sipas FMN-së pritej të ishte mbi 4%. Ai paralajmëron edhe humbje të mundshme të fondeve dhe projekteve nga Bashkimi Evropian. Përplasjet politike po vazhdojnë, me Vetëvendosjen që nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera bojkotojnë votimin. Ekspertët thonë se vonesat po i shkaktojnë vendit dëme të mëdha politike dhe ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …