Deputeti, Pal Lekaj, ka thënë se deklaratat e koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje se PAN po e bllokon krijimin e institucioneve nuk janë të vërteta, dhe sipas tij, janë pikërisht këto dy subjekte politike që po e bllokojnë krijimin e qeverisë përmes veprimeve të tyre, përmes të cilave, ata dëshirojnë “blerjen” e kohës për zgjedhjet lokale. Ai në një postim të tok tha se këto dy subjekte po ashtu duan që të përfitojnë sa më shumë kohë edhe në opinion, sidomos në atë elektoral.
