Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Lekaj: Deputetët më shume u morën me problemet e tyre se me vlerat e UÇK-së

Kryetari i Grupit Parlamentar te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se gjatë seancës së Kuvendit, deputetët më shume u morën me problemet e tyre se me vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca është thirrur të mbrohen  vlerat e UÇK-së ku janë dënuar djemtë që e kanë mbrojtur dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës e jo të debatojnë deputetët për problemet e tyre me njëri tjetrin. Ai ka shtuar më tutje se ky legjislacion ka degraduar sepse  po flitet gjithçka ndërsa Qeveria ka ngecur në të gjitha sektorët e saj. Kryetari i Grupit Parlamentar te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë më tutje se kjo qeveri ka me ra kur vjen puna te buxheti.  Ky buxhet ka me qenë elektoral. Këta nuk prishen për të mirën e Kosovës dhe se në pranverën e hershme vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …