Lekaj-Vetëvendosjes: I keni fyer ata, të cilët dhanë me së shumti për lirinë e këtij vendi

Lekaj-Vetëvendosjes: I keni fyer ata, të cilët dhanë me së shumti për lirinë e këtij vendi

Nënkryetari i AAK-së, njëherësh deputet nga ky subjekt politik, Pal Lekaj, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të përfaqësuesve të koalicionit LAA se PAN-i po e bllokon procesin e formimit të institucioneve, ka thënë se subjektet e tjera politike nuk i duan më shumë qytetarët sesa koalicioni PAN. Ai ka deklaruar se seancat e deritashme kane mundësuar që të keqpërdoret foltorja e Kuvendit, duke e fyer luftën çlirimtare, raporton “Epoka e re”. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, kishte kritikuar ish-komandantët e UÇK-së në vazhdimin e fundit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, gjë e cila ka zgjuar reagime të shumta.  Lekaj ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes i kanë fyer ata, të cilët kanë dhënë me së shumti për lirinë e këtij vendi, ndërsa i porositi ata që të mos shesin pallavra.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …