Lendim Kuqi ka përfunduar me sukses trajnimin ndërkombëtar “Turizmi i Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”

Lendim Kuqi, Shef në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, ka përfunduar me sukses trajnimin ndërkombëtar “Turizmi i Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”, i organizuar nga JICA në bashkëpunim me Universitetin e Wakayama-s, në Japoni.

Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i Komunës së Deçanit në programe të tilla ndërkombëtare përbën një vlerë të shtuar institucionale dhe një përgjegjësi profesionale. Njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë këtij trajnimi, veçanërisht në fushën e strategjive të zhvillimit turistik, rolit të Organizatave për Menaxhimin e Destinacioneve (OMD) dhe menaxhimit të qëndrueshëm të destinacioneve, do të kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe në avancimin e sektorit të turizmit në Komunën e Deçanit.

Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar që të investojë në ngritjen profesionale të stafit të saj, duke e konsideruar këtë si një investim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në të ardhmen e komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Zbatimi i ligjit është obligim i të gjithëve

Komuna e Skenderajt është duke zbatuar vazhdimisht dhe pandërprerë legjislacionin në fuqi, duke i informuar …