Levento Koro, Konsulent Vendor “Shëndeti dhe Mirëqenia e Fëmijëve”, nga zyra e UNICEF-it, në kuadër të axhendës së planifikuar, gjatë ditës së sotme, u takua me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt, Dr. Kemajl Eminin, dhe drejtoreshën e QKMF-së, Dr. Nadire Ymerin si dhe Kordinatoren e programit të Vizitave Shtëpiake për Nëna e Fëmijë.
Vlerësimi i pavarur për projektin e UNICEF-it “Investimi në Vitet e Hershme” – Përshpejtimi i Zhvillimit përmes Zhvillimit të integruar të Fëmijërisë së Hershme në Kosovë”, të financuar nga shteti i Luksemburgut, ishin qëllimi i këtij takimi.
Me këtë rast z. Levent Koro u interesua për arritjet dhe progresin e deritanishëm të projektit në QKMF – Ferizaj, duke dhënë edhe rekomandime për fazat e ardhshme.
Ndërsa nikoqirët e informuan mysafirin për raportin e Vizitave Shtëpiake për vitin 2024 dhe të këtij viti, i cili nuk ka qenë i kënaqshëm për shkak të numrit të pamjaftueshëm të infermierëve, vozitësve dhe veturave.
Me angazhimin e stafit të ri me kontratën me KosovaMed, me qëllim të rritjes së mbulueshmërisë së kërkesave të qytetarëve me shërbime shëndetësore, prioritet i është dhënë fuqizimit me staf ekipeve të këtyre vizitave si dhe vizitave Paliative dhe atyre të Emergjencës.
Takimi përfundoi me fokus grupin e grave, si përfituese e këtij programit të cilat kanë paraqitur opinionin e tyre të ngrohtë dhe falederimin për vizitat.