Lëvizja për Bashkim: Pa një platformë të qartë politike, Kosova nuk ka pse t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë

Lëvizja për Bashkim mbështet nismën për shndërrimin e FSK-së në ushtri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e dorëzoi në Kuvendin e Kosovës projektligjin i cili, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, do të krijojë bazën ligjore për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës  në forcë ushtarake profesionale. Lëvizja për Bashkim, është e vetëdijshme që opsioni më i mirë do të ishte transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç është e vetëdijshme edhe që ky veprim përmes këtij procesi, për shkak të destruktivitetit të përfaqësuesve politikë të pakicës serbe, është pothuajse i pamundur për momentin.

Prandaj, institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë që shteti i Kosovës në vazhdimësi të mbetet peng i tekeve të forcave politike të cilat dirigjohen nga Beogradi, e që në rastin konkret kanë dalë hapur kundër formimit të ushtrisë së Kosovës. Situata e tanishme jo vetëm që e vë Kosovën në një situatë të pabarabartë me shtetet e tjera, por njëkohësisht edhe i degradon përpjekjet e ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së për ta ngritur këtë mekanizëm në një ushtri, gjë për të cilën kanë punuar në vazhdimësi me përkushtim e sakrificë. Në rrethanat aktuale, të paqartësive dhe një destabilizimi të vazhdueshëm në rajonin tonë, është e domosdoshme që Kosova të ketë ushtrinë e vet. Kjo bëhet edhe më e nevojshme duke pasur parasysh faktin që me statusin aktual FSK nuk mund të avancojë në bashkëpunimin institucional me NATO-n. Andaj, shfrytëzimi i të gjithë mekanizmave ligjor dhe veprimi me konsensus politik në këtë çështje është jo vetëm i domosdoshëm por edhe çështje urgjente.   Duke qenë kështu, Lëvizja për Bashkim përkrah nismën ligjore për ndërrimin e misionit të FSK-së dhe inkurajon të gjithë faktorët relevantë në këtë proces që ta bëjnë punën e tyre me përkushtim në mënyrë që ky proces të përfundojë me sukses.

 

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …