Visar Ymeri

Lëvizja Vetëvendosje i ka paraqitur 5 propozime Qeverisë së Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur 5 propozime për hapat që duhet ndërmarr qeveria e Kosovës sa i përket demarkacionit me Malin e Zi. Kryetari, Visar Ymeri, në një konferencë për media, ka renditur pikat që do të mund të çonin deri në një zgjidhje të drejtë e të pranueshme sa i përket demarkacionit. Si pikë të parë, e ka renditur rishqyrtimin e marrëveshjes me Malin e Zi, ku ka kërkuar që Kuvendi të themelojë një komision gjithë-partiak e mbi-partiak i cili do t’i trajtonte modalitetet juridike të një rishikimi të marrëveshjes, të formonte një komision hetimor që do të hetonte marrëveshjen e 26 gushtit dhe procesin se si është arritur ajo. Po ashtu, Vetëvendosja kërkoi që kryeministri përmes një letre zyrtare të zotohet para institucioneve të BE-së për një zgjidhje të drejtë për shënjimin e kufirit me Malin e Zi si dhe të kërkoj të mos jetë pengesë në liberalizimin e vizave dhe si pikë të pestë, Vetëvendosje propozon mbajtjen e një konference ndërkombëtare për demarkacion në Prishtinë ku të ftuar do të ishin ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …