Lëvizja Vetëvendosje: Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi nuk ka arritur t'i përmbush premtimet e tij

Lëvizja Vetëvendosje: Kryeprokurori Aleksandër Lumezi nuk ka arritur t’i përmbush premtimet e tij

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca në një konferencë për medie kanë folur rreth protestës të cilët do të mbahet të premten nga ky subjekt, para Prokurorisë së Shtetit. Sipas tyre, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi nuk ka arrite t’i përmbush premtimet e tij lidhur me hetimet për Krimet e Luftës dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit. Veç tjerash Haxhiu, i ka përmendur Kryeprokurorit Lumezit se deri ku kanë shkuar hetimet për për 53 milionët e Bechtel Enkas, rastin e Contour Globalit, Subvencionet te Ministrisë së Bujqësisë, dhe për librin personal të Hashim Thaçit dhe për lobimin që ka bërë ai për idenë e korrigjimit të kufijve. Ndërsa deputeti Glauk Konjufca tha se asnjëherë si tani krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk kanë qenë më të fuqishme se tani. Konjufca me ironi ka thënë se shteti nuk e ka kap drejtësinë, por, është një vallëzim tango nga ana e Qeverisë dhe e Kryeprokurorit Lumezi.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …