Lëvizja Vetëvendosje në Besianë organizon në mënyrë të kundërligjshme trajnime për maturantët

Lëvizja Vetëvendosje në Besianë organizon në mënyrë të kundërligjshme trajnime për maturantët

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë përmes një njoftimi të datës 23 maj fton të gjithë maturantët e kësaj komune që të marrin pjesë në trajnimet që do t’i organizojnë për provimin pranues për disa fakultete të Universitetit të Prishtinës.
“Njoftojmë të gjithë maturantët e Shkollave të Mesme në Komunën e Besianës se Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë organizon trajnime për provim pranues ne Universitetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim. Fakultetet për të cilat do të organizoheshin këto trajnime ishin për Fakultetin Ekonomik; Fakultetin Juridik; Inxhinjeri/Shkenca kompjuterike; Mjekësi e Përgjithshme (Kimi); Gjuhë Angleze; Shkenca Politike; Filozofi; Sociologji.

Kontrolloni gjithashtu

Evis Sala në OKB: Shqipëria prezanton progresin në barazinë gjinore, por sfidat mbeten

Shqipëria ka prezantuar progresin e saj në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave …