Kryetari i vendit, Hashim Thaçi nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti

Vetëvendosje vazhdon të heshtë dhe të mos e propozojë mandatarin e ri për formimin e qeverisë

Që nga rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti më 25 mars, kryetari i vendit, Hashim Thaçi, i është drejtuar dy herë Lëvizjes Vetëvendosje, nga e cila ka kërkuar ta propozojë mandatarin e ri për formimin e qeverisë, mirëpo Vetëvendosje ende nuk ka dhënë përgjigje. Kujtojmë se në letrën e dyte të Thaçit drejtuar Kurtit, thuhet se ai është në pritje të përgjigjes për kërkesën që ia ka përcjellë më datë 2 prill 2020 për të propozuar kandidatin/en për Kryeministër dhe formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti para disa ditë ditësh ka thënë se kryetari Thaçi është nxituar me kërkesën e tij për mandatar, teksa ka pohuar se zgjidhja më e mirë është të kalohet pandemia e koronavirusit e më pas të shkohet në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …