leoni

Li Hai Dong: Uashingtoni po i hedh benzinë zjarrit në një situate të tensionuar, ndërkohë që konflikti mund të dalë jashtë kontrollit

Kina ka reaguar lidhur me vizitën e kryetarit  amerikan Joe Biden  në Ukrainë. Gazeta e  Popullit, organ zyrtar të Partisë Komuniste Kineze,  e cilëson vendimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë si “irracional dhe egoist”. Sipas analistëve kinezë, vizita tregon synimin e Shteteve të Bashkuara për të përfituar nga konflikti, pa u shqetësuar nga fakti se vizita mund të shkaktojë një kundërpërgjigje edhe më agresive nga ana e Rusisë. Biden po shtyn Ukrainën të veprojë si një ushtar i bindur për të mundur Rusinë, por objektivi është shumë i rrezikshëm. Profesori Kinez Li Hai dong, thotë se “Uashingtoni po i hedh benzinë zjarrit të një situate të tensionuar, ndërkohë që konflikti ende mund të dalë jashtë kontrollit”. Nga fillimi i konfliktit në shkurtin e kaluar, Pekini ka mbajtur zyrtarisht një qëndrim neutral, duke kritikuar Amerikën  për qasjen e saj ndaj Ukrainës, por duke refuzuar të mbështesë zyrtarisht Moskën, ose ta furnizojë atë me armë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …