Liburn Aliu: kushtëzimet janë të dëmshme dhe nuk ndihmojnë në arritjen e një marrëveshje në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Liburn Aliu: Takimet e Mustafës dhe Ahmetit po e demaskojnë dyfytyrësinë e atyre që janë larguar nga Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se e mira e takimit të Isa Mustafës me Shpend Ahmetin është se do ta demaskojë edhe një herë, sipas tij, dyfytyrësinë e atyre që janë larguar nga kjo lëvizje.“Këta, përmes takimit me Isa Mustafën i bëjnë presion Kadri Veselit që të kalojë ligjin për financimin e partive, që mundëson shndërrimin e parlamentit në Pazar”.“E pastaj, kur t’ua japë Kadri Veseli mbështetjen, këta do i thonë Isa Mustafës se nuk i japin dot votat për mocion, sepse po i jep Lista Serbe”, ka thënë Aliu. Sipas tij kjo është “strategji tanimë e lexueshme e njëjtë si kjo e spektakleve të qeverisë që synon të mbulojë skandalet e hajnive”.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Berisha-Shala: Albin Kurti po e përdor Albulena Haxhiun si simbol për përfitime politike

Ish-deputetja Sala Berisha-Shala ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas saj, kryeministri Albin Kurti …