Kryetari Thaçi thotë se Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure” i cili po mbahet ë Budva të Malit të Zi

Në Budva të Malit të Zi po mbahet Forumi i Sigurisë “То be Secure”, i cili këtë vit ka mbledhur shumë personalitete nga fusha e politikës dhe sigurisë. Dje janë mbajtur shumë panele ku është diskutuar për çështjet më të rëndëisshme rajonale dhe globale.Në këtë forum po merr pjesë edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot së bashku me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviq, janë pjesë e një diskutimi të hapur. Thaçi dhe Milo Gjukanoviq do të flasin për çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, si dhe për mundësitë e një bashkëpunimi më të madh në interes të tërë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili rajonin tonë do ta bënte më të sigurt dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave globale.Forumi i Sigurisë “To be Secure” organizohet nga Këshilli Atlantik, nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …