Ministri Shala, ka pritur fëmijët e tri shkollave fillore të kryeqytetit

Në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë ministri Endrit Shala, ka pritur fëmijët e tri shkollave fillore të kryeqytetit “Hasan Prishtina”, “Pavarësia” dhe “Ismail Qemali”, për ditën e tyre, 1 Qershorin. Në këtë takim ministri Shala ka bashkëbiseduar me ta, dhe iu ka kërku që të mësojnë dhe punojnë shumë sepse janë e ardhmja e shoqërisë dhe kanë përgjegjësi që Republikën e Kosovës ta ngritin edhe më lartë. Vëmendja e prindërve, shtetit dhe shoqërisë duhet të jetë tek fëmijët, për t’iu krijuar kushte sa më të mira, ka thënë ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …